Reagimet e Simeones epike gjatë ndeshjes mbrëmë, u shtri përtokë kur Riquelme humbi një rast

Skuadra e Atletico Madrid u kualifikua në çerekfinale të UEFA Champions League, pasi mposhti gjatë penalltive Interin.
Trajneri argjentinas, Diego Simeone bëri një veprim interesant kur lojtari i tij, Riquelme humbi një rast të mirë, shkruan Indeksonline
Simeone u shtri përtokë kur lojtari spanjoll lëshoi një mundësi të artë shënimi. Por kjo nuk ishte e gjitha, tekniku 53-vjeçar gjatë gjithë ndeshjes qëndroi në këmbë dhe ecte në pjesën e trajnerëve.
Skuadra e tij fitoi pas penalltive, kurse shorti i çerekfinales do të mësohet të premten./Indeksonline/