75 Mall Live Search
12:03 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Reagimi brilliant i Balotellit pas festimit kontravers të CR7 mbrëmë

Mario Balotelli, kishte pyetur ”Pse Gjithnjë Unë” pasi kishte shënuar në derbin lokal. Në mbrëmjen e shtunës, ish-anëtari i Man Cityt pyeti, ”çfarë nëse do të isha unë”, pasi Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores për Juventusin në derbi ndaj Torinos.

Derbit gjithnjë sjellin emocione në futboll, dhe kjo pritet të ndodhë edhe në derbin e sotëm anglez mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Mbrëmë, sulmuesi i Nices ishte duke e shikuar një derbi tjetër në televizion, ku Juventusi u përballë me Torinon në derbin e qytetit, transmeton IndeksOnline.

Cristiano Ronaldo e shënoi golin e fitores dhe të vetmin në këtë ndeshje nga pika e bardhë. Goli ishte kontravers, jo për shkak të shënimit nga pika e bardhë, por për shkak të festës së portugezit.

Pasi shënoi, ish-sulmuesi i Real Madridit vrapoi drejt portierit të Torinos, duke e provokuar atë, e më pas u ndëshkua me karton të verdhë.

Duke e shikuar këtë ndeshje nga divani, Balotelli pas këtij momenti, iu drejtua rrjeteve sociale dhe shkroi: ”Nëse unë do ta kisha bërë këtë, lamtumirë!”./IndeksOnline/

Balotelli's sentiment was very much 'what if it was me?' Image: PA Images