15:14 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Reagimi dhe vendimi që mori djali i vogël kur kuptoj se mishi vjen nga kafshët (Video)

Një video e këndshme është publikuar së fundi ku tregon momentin e reagimit të një djali të vogël në momentin kur kupton se mishi bëhet nga kafshët dhe menjëherë vendos të bëhet vegjetarian.

Zayn Oukaci pak mund të shihet pak teksa bisedon me nënë e tij, Christine Bell, për ushqimin e tij të preferuar.

Më pas ai filloi të rendiste ushqimet e tij të preferuara-pule, përshutë dhe mish qengji, shkruan Indeksonline.

Por nëna e tij fillon të qesh kur ai shqetësohet se si qengji shndërrohet në mish.

Që atëherë, Zayni ka refuzuar të hajë ndonjë mish që ka shërbyer nëna e tij.

“Ishim ulur duke biseduar me Zayn dhe ai filloi të fliste për fasulet e gjelbra. Ai i do fasulet e gjelbra dhe thotë se ato duken disi si karkaleca dhe mendon se të gjithë duhet t’i hanë ato.

Pastaj ai po fliste për mish dhe ai thotë pula është pulë dhe qengji është qebap. Dhe unë u rrëzova së qeshuri”, ka thënë nëna e Zayn./Indeksonline/