17:28 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Reagimi efikas i Policisë së Kosovës, eviton therjen me thikë të një qytetari

Një ngjarje që ka mundur fare lehtë të shndërrohet në fatalitet për një qytetarë të Mitrovicës, është parandaluar nga Policia e Kosovës.

Në një kafiteri të Mitrovicës teksa po qëndronin disa të rinjtë, ka filluar një grindje verbale mes tyre. Në videon që ka siguruar IndeksOnline shihet se si dy  të rinj teksa po fjaloseshin me njëri tjetrin kishin nxjerr mjetet e mbrehta për të qëruar “hesapet” me njëri tjetrin.

Mirëpo kjo është evituar nga policët civil, të cilët kanë reaguar menjëherë, duke detyruar të rinjtë që të heqin nga duar thikën e tu binden urdhrave të tyre. 

Edhe njëherë policia e Kosovës ka treguar se është e përkushtuar dhe profesionale për të reaguar në çdo situatë./Indeksonline/