Reagimi emocional, pasi dënohen aktivistët e VV-së (Video)
4 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha u dënuan sot me 21 vjet e 5 muaj burgim.
Vendimi i autoriteteve të drejtësisë nxiti reagime të shumta në sallën e gjykatores.
Ishte nëna e Egzonit, e cila u shfaq tejet e emociunar. Ajo shpërtheu në lot pas vendimit që e lexoi gjyqtari i kësaj lënde.
Shikoni më poshtë videon e bërë nga “Indeksonline”:
Ndryshe, deputeti Krasniqi ka marrë dënimin më të madh të këtij grupi duke u dënuar me 8 vite burgim.