75 Mall Live Search
23:17 / E Diele, 31 Mars 2024 / G T

Reagimi epik i Mbappes kur Enrique e largoi nga loja në minutën e 64’të

Skuadra e Paris Saint-Germain arriti fitore 2:0 në derbin e javës së 27-të në Ligue 1 ndaj Marseille.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 40’të, kampionët aktual arritën fitore në “Velodrome”, shkruan Indeksonline

Në minutën e 64’të, Luis Enrique largoi nga loja sulmuesin më të mirë të PSG-së, Kylian Mbappe.

Kur lojtari francez e pa numrin e tij, s’mund t’i besonte syve dhe tunde kokën.

Kjo nuk është hera e parë që trajneri spanjoll e largon nga loja Mbappen dhe arsyeja e tij është që klubi duhet të mësohet pa sulmuesin francez./Indeksonline/