Reagimi epik i Usyk dhe Joshuas kur Parker nokautoi Bakolen

Boksieri, Joseph Parker mbrëmë shënoi një fitore të lehtë ndaj Martin Bakole në meçin e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Parker i dha një goditje të fortë kundërshtarit të tij dhe ai u rrëzua në parket, shkruan Indeksonline
Kamerat kanë kapur momentin e dy boksierëve të njohur, që ishin në tribuna, si Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua kur Parker i dha nokaut boksierit kundërshtar.
Kujtojmë që Parker në mbrëmjen e së shtunës ka pasur për t’u rrahur me Daniel Dubois, por ky i fundit e anuloi meçin shkaku i një gripi./Indeksonline/
The faces Oleksandr Usyk and Anthony Joshua made after the Joseph Parker KO 🤣 pic.twitter.com/zPj1ewF4hP
— Happy Punch (@HappyPunch) February 23, 2025