75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / A. A

Reagimi epik/ Ja çfarë bëri Ezgjan Alioski pas kualifikimit të Maqedonisë në Evropian

Për herë të parë në historinë e saj, Maqedonia e Veriut siguroi pjesëmarrje në kampionat Evropian.

Ekipi i drejtuar nga Igor Angelovski fitoi 1-0 kundër Gjeorgjisë në finale të playoffit.

Festa ishte e jashtëzakonshme pas ndeshjes në ambientet e stadiumit në Tbilisi, sikurse edhe në Shkup.

Mesfushori shqiptar, Ezgjan Alioski nuk e përmbante veten nga gëzimi, shkruan Indeksonline.

Në dhomën e konferencave, ai u ngjit mbi tavolinë duke qenë i rrethuar nga bashkëlojtarët tjerë.

‘Së pari, unë e dua ekipin tim. Së dyti, unë prap e dua ekipin tim’ shprehet Alioski pastaj të gjithë shpërthejnë në të qeshura.

Ndryshe, te Maqedonia e Veriut luajnë 6 futbollistë shqiptarë të cilët pritet të jenë pjesë e ekipit në kampionatin Evropian, që zhvillohet vitin e ardhshëm.

/Indeksonline/