75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / AR

Reagimi i Anna Wintour kur dikush i kërkon të tregojë letërnjoftimin

Kryeredaktorja legjendare e Vogue, Anna Wintour, u gjet disi e papërgatitur kur teksa po hynte në teatrin Cherry Lane, New York, për të parë një shfaqje, dikush nga stafi i teatrit i kërkoi letërnjoftimin.

72-vjeçarja nuk e pati problem të tregonte certifikatën e vaksinimit, mirëpo u çudit disi kur i kërkuan letërnjoftimin. Siç shihet nga videoja e Page Six, ajo duket e hutuar nga kërkesa.

Një grua aty pranë ndërhyn me shpejtësi për t’i thënë punonjëses se nuk ka problem që Wintour të hyjë pa treguar letërnjoftimin.

Sigurisht që njerëzit në Twitter u habitën nga reagimi i saj, sepse:
1. Rregullat janë për të gjithë.
2. Punonjësja ndoshta nuk e njihte.
3. Kushdo mund t’i ngjajë Anna Wintour.