75 Mall Live Search
22:56 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Reagimi i ashpër i Ronaldos pasi nuk iu pranua goli i rregullt, e gjuajti edhe shiritin e kapitenit!

Ndeshja e zhvilluar për fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ mes Serbisë dhe Portugalisë u mbyll me barazim 2 me 2, shkruan IndeksOnline

Në fund të ndeshjes, Ronaldo shënoi një gol – por gjyqtari nuk e cilësoi si të rregullt. Goditja e yllit portugez përfundoi në portë dhe kaloi vijën, por mbrojtësi serb e largoi atë duke e vënë referin e ndeshjes në dyshim dhe goli s’u pranua.

Ronaldo nuk arriti ta kuptonte këtë, duke iu drejtuar gjyqtarëve me dorë me pretekstin se topi kishte kaluar vijën pothuajse një metër.

Në fund të ndeshjes, lojtari i Juventusit u largua tejet nervoz, saqë hodhi në fushë edhe shiritin e kapitenit.

Me këtë barazim, dy kombëtaret tani kanë nga 4 pikë. Serbia gjendet në pozitën e parë për shkak të golaverazhit, kurse Portugalia në pozitën e dytë./IndeksOnline/