75 Mall Live Search
17:38 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / AR

Reagimi i çuditshëm i Ronaldos kur flet Georgina para gazetarëve

Një video e Cristiano Ronaldos duke rrotulluar sytë ndërsa e dashura e tij Georgina Rodriguez flet për martesën e tyre të mundshme po qarkullon në internet.

Futbollisti dhe partnerja e tij mbërritën në Madrid për të promovuar biznesin e tij të ri me prodhimin dhe shitjen e ujit mineral alkalik.

Një situatë interesante ka ndodhur në promovim kur gazetarët e pyetën Georginën nëse do të martohej me Cristianin, të cilës ajo u përgjigj: “Sigurisht”.

Ronaldo në mënyrë të dukshme ka reaguar me habi teksa ka bërë deklaratën dhe ka rrotulluar sytë dhe gjithçka është regjistruar nga kamerat.