75 Mall Live Search
15:36 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Reagimi i emisarit Lajçak: Do të punojë ngushtë me përfaqësuesit e Serbisë, Kosovës dhe me Amerikën

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për të parën herë nga detyra e re duke thënë se Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë në zemrën e tij, duke qenë se ka punuar një kohë të gjatë në rajon.

Përmes një reagim në profilin e tij zyrtar në twitter, Lajcak ka thënë se është i nderuar për besimin që i është dhënë për një punë shumë të rëndësishme.

Why Miroslav Lajčák is the wrong choice for EU envoy

Tutje, ai ka thënë se pret të bashkëpunojë me përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës, të Bashkimit Evropian, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë afër zemrës time, duke qenë se kam punuar në rajon për një kohë të gjatë. Jam i nderuar që mu besua një punë kaq e rëndësishme. Pres që të punojë bashkë me përfaqësuesit e Serbisë, Kosovës, dhe të Bashkimit Evropian, dhe gjithashtu bashkëpunim të ngushtë me Shtetete e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Lajcak,