09:38 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / OSH

Reagimi i Fjolla Morinës pasi mësoi lajmin se është shpallur në kërkim ndërkombëtar

E dënuar me 6 vite burg, këngëtarja e njohur Fjolla Morina është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me të mësuar lajmin këngëtarja ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, shkruan IndeksOnline.

Padyshim, një veprim i tillë na bën të nënkuptojmë se Morina edhe më tej po mundohet t’i ikën dënimit të dhënë muaj më parë.

Morina akuzohet për “trafik të armëve dhe municionit”.

Këngëtarja Fjolla Morina u dënua më 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg. Ndërkohë këngëtarja e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, aktualisht është në Dubai dhe këtë e ka konfirmuar vetë ajo nëpërmjet rrjeteve sociale./IndeksOnline/