10:30 / E Hënë, 10 Janar 2022 / AR

Reagimi i fortë nga nëna e Trixës pas hedhjes së parashutave në ‘BBV’

Në ‘BBV’ jemi mësuar të shohim befasi të ndryshme dedikuar banorëve të cilët ka muaj që kanë hyrë në shtëpinë e famshme.

Mirëpo, ajo që trazoi ujërat ishte parashuta, e cila ishte për Donaldin, shkruan Indeksonline.

Secila parashutë ishte dedikim për ditëlindjen e Borës, ish të dashurës së Donaldit.

Aktori u mundua t’i bëj një shpjegim Trixës, e cila me shumë sportivitet iu përgjigj: Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhe pjesë e jotja.

Ndërsa, pas kësaj edhe nëna e këngëtares bëri një reagim duke shkruar: Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë… Trixa dhe fansat e Trixës Ju dua./Indeksonline/