Reagimi i Gattusos kur kamarieri ia rrëzon filxhanin e kafesë

Edhe pse momenti te Napoli nuk është ndër më të mirët, megjithatë Gennaro Gattuso ruan gjakftohtësinë edhe kur dikush i bën shaka.
Diçka e veçantë dhe në dukje e pamundur për një njeri me temperamentin e “Ringhios”.
Sidomos duke ditur se në fushë ishte i pari që kërkonte sherrin dhe që nuk tërhiqej mbrapa për asgjë. Por, sot si trajner është më i përmbajtur dhe si njeri.
Aq sa një shaka e një kamarieri në Napoli duke i hedhur filxhanin e kafes bosh e ka “xhindosur” për momentin, teksa me shaka është ngritur ta godasë, duke qeshur dhe frenuar më pas.