75 Mall Live Search
08:32 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Reagimi i gazetave malazeze: “Asnjë shans kundër Kosovës, sikur të luanim kundër Anglisë”

Mediat malazeze janë treguar shumë kritike ndaj paraqitjes së Malit të Zi kundër Kosovës, në humbjen 2:0 të hënën mbrëma.

Gazeta e njohur “Vijesti”, e ka krahasuar Kosovën me Anglinë. “Mali i Zi nuk kishte asnjë shans kundër Kosovës, sikur të luanim kundër Anglisë” shkruhet të titull.

Ndërsa, “CGSport” thotë se Kosova e kreu lehtë misionin. “Kosova fitoi pa asnjë problem kundër fakonjëve”.

Ndryshe, Mali i Zi mbetet pa asnjë fitore në kualifikimet për kampionatin evropian, nga 7 ndeshje ka vetëm 3 pikë. /Indeksonline/