75 Mall Live Search
18:07 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i liderëve shtetëror për vdekjen tragjike të policit në Istog

Liderët shtetërorë të Kosovës kanë shprehur keqardhje rreth vrasjes tragjike të policit në Istog, pas një përleshje të armatasour me grabitësin e bankës.

Haradinaj është shprehur i tronditur nga ky rast dhe i ka shprehur ngushëllime familjes Demaj.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se ndjehet thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj në Istog.

Veseli ka thënë se polici Demaj ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre.

Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Ndërkohë presidenti Thaçi me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shkruar: “Kosova, fatkeqësisht, sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës. Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës. Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës.”

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar në lidhje me këtë rast tragjik.

Limaj ka thënë se ky lajm e ka prekur atë dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

Me këtë rast Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes së Demajt, miqve dhe Policisë së Kosovës.

Në këto momente të vështira, Limaj ka thënë se bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e policit të vrarë.
Ai ka thënë se uron që rastet e tilla të mos përsëriten asnjëherë më në Kosovë. /IndeksOnline/