Reagimi i parë i Albin Kurtit, pas mbylljes së vendvotimeve (Video)
Në orën 19:00 ka përfunduar periudha e lejuar për të hyrë në qendrat e votimit për të votuar.
Pas kësaj, ka reaguar Albin Kurti, transmeton IndeksOnline.
“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij.”, ka theksuar ai.
“E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare”, ka shtruar ai.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar më shumë se 772 mijë e 686 votues apo rreth 38,65%.

