Reagimi i parë i Eglit pasi doli nga “Big Brotheri”: Keni pyetur si jam …

Egli Tako, pas daljes së papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme për arsye shëndetësore, ka bërë reagimin e saj të parë në rrjete sociale.
Në një postim në Instastory, ajo ndau një mesazh të ndjerë ku shprehu ndjenjat e saj të pasigurta dhe boshllëkun e brendshëm që ndjen.
Egli pranoi se nuk e di saktësisht si ndihet, por theksoi se ka nevojë për ngrohtësinë e familjarëve dhe miqve të saj në këto momente.
