Reagimi i parë nga NATO, Stoltenberg prapë s’pajtohet!
Jens Stoltenberg ka reaguar pas votimit të Ushtrisë së Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se ky veprim është i ngutshëm dhe se mund të jetë i gabuar.
“Institucionet në Kosovë kanë njoftuar miratimin e tre ligjeve që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Ndërkohë që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova të vendosë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar” ka thënë Stoltenberg.
Sot, Institucionet në Kosovë kanë njoftuar miratimin e tre ligjeve që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Shprehim keqardhjen që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Ndërkohë që tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova duhet të vendosë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar”, thuhet në reagim.
Tutje në reagim thuhet se NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj aktual.
“Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut tani duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, theksohet në reagim.
Megjithatë, NATO thotë se mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Në fund të reagimit, thuhet se ‘Të gjitha palët duhet të sigurojnë që vendimi i sotëm nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë përgjegjës në rajon duhet të përqendrohen në përparimin e reformave dhe në dialog’.
“E përsëris thirrjen time për Prishtinën dhe Beogradin që të mbeten të qetë dhe të përmbahen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin’, thuhet në fund të reagimit të Stotelberg