75 Mall Live Search
19:32 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Reagimi i presidentit Thaçi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka vendosur për masën e pezullimit të dekretit të presidentit, Hashim Thaçi, për kryeministrin e ri, Avdullah Hoti. Vendimi është pezulluar deri më 29 maj.

Në lidhje më këtë përmes një postimi në Facebook, ka reaguar edhe vet presidenti Thaçi, i cili shkruan se do ta respektoj në plotëni këtë vendim.

Ky është postimi:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.