09:41 / E Diele, 13 Gusht 2023 / AR

Reagimi i Ronaldos, pasi fitoi titullin e parë në Arabinë Saudite

Pak orë pasi luajti një rol vendimtar në fitimin e Kupës së Kampionëve të Arabisë, me Al Nassr-in, Kristiano Ronaldo iu drejtua rrjeteve social për t’u shprehur për triumfin ndaj Al Hilal (2-1), ku la vulën e tij me dy gola.

“Jam jashtëzakonisht krenar që kam ndihmuar ekipin të fitojë një trofe të rëndësishëm për herë të parë. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në këtë arritje fantastike, si dhe familjes dhe miqve, të cilët janë gjithmonë pranë meje. Mbështetje fantastike nga fansat tanë. Kjo është edhe juaja”, lexohet në mesazhin e Cristiano Ronaldos, në llogarinë personale në Instagram.

Kapiteni i skuadrës saudite dhe kombëtares kujtojmë se e la ndeshjen i dëmtuar.