10:44 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / C E

Reagimi i Simeones, kur Griezmani futet në lojë minutën e fundit

Ylli francez kishte kaluar kohë të mira tek Atletico, duke qenë lojtari kryesor i skuadrës, por që te Barcelona, gjërat po qëndrojnë ndryshe.

Se gjërat nuk janë mirë, e tregon edhe ndeshja e fundit e Barcelonës kundër Atleticos, me Quique Setienin, që vendos inkuadrimin e lojtarit vetëm në minutën e 90-të të ndeshjes.

Ky zëvendësim befasoi edhe trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.

Mediet në Spanjë kanë kapur këtë moment, me reagimin e Simeone kur sheh ish- yllin e skuadrës së tij, që inkuadrohet në lojë vetëm pas muinutës së 90-të, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.