Reagimi i Xhakës pasi mori shiritin e kapitenit në fitoren, 6-0 ndaj Islandës
Granit Xhaka ka luajtur në ndeshjen e sotme të Kombëtares zvicerane në Ligën e Kombeve.
Helvetikët u përballën me Islandën në St.Gallen, ku Zvicra regjistroi fitore me rezultat, 6-0.
Xhaka startoi nga minuta e parë skuadrën e Vladimir Petkovic, madje edhe si kapiten, transmeton IndeksOnline.
Dhe normalisht se shiriti i kapitenit e ka entuziazmuar mesfushorin prishtinas sot.
”Ndeshja ime e parë zyrtare si kapiten dhe me një fitore, 6-0! Përgëzime të mëdha për gjithë skuadrën”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.
Kujtojmë se tre nga gjashtë golat e Zvicrës sot u shënuan nga Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi./IndeksOnline/
View this post on Instagram