Reagimi skandaloz i Endrit Shalës pasi grushtoi gazetarin: Nuk ia vlen me më thirr!
Ministri në largim i Tregtisë, Endrit Shala, ka thënë se “nuk ia vlen” të sqarohet për sulmin fizik të tij ndaj gazetarit të portalit Indeksonline, Ensar Ramadanit.
Shala, i cili grushtoi të martën në mbrëmje gazetarin Ramadani, i ka thënë Insajderit se “janë rrena” raportimet e mediave për sulmin ndaj gazetarit të Indeksonline.
“Kush e ka sulmuar gazetarin?”, ka pyetur Shala. “Po ti shkruaje lajmin, çka po më thirr mua me më pyet. Nuk ia vlen me më thirr mua për këto far rrenash”, ka thënë Shala për Insajderin.
Gjersa gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye.
Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut.
Gazetari i është drejtuar menjëherë Stacionit më të afërt të Policisë ku e ka paraqitur rastin.
Po ashtu, gazetari posedon edhe incizimin ku është goditur paftyrësisht nga një person që e quan veten ministër. Po ashtu, sulmi është kapur edhe nga kamerat e QKUK-së.