Reagimi zyrtar nga Rusia, fajësojnë edhe BE-në e SHBA-në
Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, Policia e Kosovës kreu një aksion në veri të Kosovës, ku arrestoi 19 zyrtarë policorë.
Në mesin e tyre pati shtetas të ndryshëm, shqiptarë, serbë e boshnjakë. Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në gjithë botën.
Me një qëndrim zyrtar ka dalur edhe Ministria e Jashtme e Rusisë e cila i ka quajtur arrestimet e sotme si provokim, transmeton Indeksonline.
“Prishtina bëri një provokim për të trembur popullatën jo shqiptare dhe për të vendosur kontroll mbi ato zona duke përdorur forcë. Performanca skandaloze e kosovarëve është një rezultat i drejtpërdrejt i shumë viteve bashkëpunim në mes të BE-së dhe SHBA-së” deklaroi Maria Zajarova, zëdhenëse e Ministrisë së Jashtme.