75 Mall Live Search
22:03 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / FR

Reagojnë nga Vetëvendosje, ja pse u arrestua Arianit Beqiri në qendër të Prishtinës

IndeksOnline më herët publikoi një video ku shihet arrestimi i asamblistit të VV-së, Arianit Beqiri në qendër të Prishtinës.

Të mënjëhershme kanë qenë reagimet nga Vetëvendosje.

Gëzim Sveçla ka thënë se  Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.

Postimi i tij:

Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.

Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm  Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor.