75 Mall Live Search
12:15 / E Shtunë, 31 Gusht 2024 / A. M.

Reagojnë nga VV-ja: KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër!

Avni Zogiani nga Vetëvendosja ka reaguar rreth raportimeve për vendosjen e karabinierëve mbu Urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

Sipas tij, KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër që besoj se është planifikuar më herët, jo mbrëmë natën.

“Ndoshta ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar për vlerësimin profesional e teknik të qëndrueshmërisë fizike të urës para se aty të kalohet me automjete të rënda”, ka shkruar ai.

Office of the Prime Minister

postimi i plotë

Testimi preliminar para raportit përfundimtar?Dje nuk pati asnjë incident në pesë lokacione kur u mbyllën zyrat e komunave paralele dhe ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.

Sot KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër që besoj se është planifikuar më herët, jo mbrëmë natën. Ndoshta ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar për vlerësimin profesional e teknik të qëndrueshmërisë fizike të urës para se aty të kalohet me automjete të rënda.

Tash për tash e kemi vetëm raportin preliminar. Ky vlerësim ka qenë kërkesë e QUINT-it ndaj nesh si qeveri të cilin po e plotësojmë. Besoj që duhet ta falenderojmë KFOR-in për këtë testim të urës qendrore në Mitrovicë, ndonëse një ndërmarrje e tillë nuk ka qenë pa rrezik.