Reagojnë ‘Pampurat’ e Fushë Kosovës për incidentin me lojtarët e FC Vjosës

Dje u publikua një video, ku shihej një tollovi e madhe në ndeshjen Fushë Kosova dhe FC Vjosa, takim ky i Ligës së Dytën në futbollin kosovar.
I gjithë incidenti erdhi si shkak i golit të shënuar nga FC Vjosa përderisa klubi i Fushë Kosovës ishin duke festuar golin e tyre të parë, shkruan IndeksOnline
Por, pas gjithë kësaj ka reaguar edhe tifo-grupi i klubit të Fushë Kosovës, ‘Pampurat’.
Sipas tyre tifozët e Vjosës që u lejuan të futeshin në stadium nxitën situatën.
