Reagon AC Milani pas tërmetit vdekjeprurës, “Vëllezër dhe motra, qëndroni të fortë!”
Lajmi për tragjedinë e fundit në Shqipëri ka marrë përmasa botërore.
Së paku 15 persona kanë humbur jetën, pas tërmetit me fuqi 6.4 shkallë të Rihterit që ndodhi sot në orën 03:53, shkruan Indeksonline.
Shumë personalitete të njohura nga bota kanë shprehur ngushëllime për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre.
Klubi i parë me famë botërore që ka reaguar ka qenë AC Milani.
“Në këtë kohë tragjike, mendimet tona janë me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, që u goditët nga tërmeti katastrofik. Qëndroni të fortë!” shkruan Milani.
/Indeksonline/
