75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 26 Maj 2022 / AR

Reagon Afrim Muçiqi pas paralajmërimit të ATK-së se do të ketë kontrolla të rrepta për këngëtarët

Ditëve të fundit, një temë e cila gjeti diskutim nëpër media e që bëri bujë ishte tatim pagesa nga ana e gastronomisë së Kosovës dhe estradës.

ATK-ja paralajmëroi se do të ketë kontrolle të rrepta për këngëtarët, por edhe kameramanët. Drejtori i ATK-s, Ilir Murtezai, mes tjerash tha në “#Gjesi” se gastronomia e Kosovës, përfshirë këtu edhe estradën nuk paguajnë me rregull tatimin dhe obligimet e tyre që kanë ndaj shtetit.

Për këtë temë, sot ka folur këngëtari Afrim Muçiqi. Ai tha se estrada shpesh është ofenduar dhe i mungon përkrahja, e se ATK-ja nuk ka nevojë me bë kontrolle të rrepta.

Për më shumë detaje dhe reagime të tjera të këngëtarit, ndiqeni videon më poshtë.