Reagon Ahmeti: Futja veç e Prishtinës në karantinë është kotë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të takohet sot me Komitetit për Vlerësim për të marrë masa të reja karshi situatën pandemike në vend.
Burime të Indeksonline mësojnë se opsioni kryesor është futja e Prishtinës në izolim në dy ditët e vikendit. Ky opsion do të diskutohet sot dhe sipas Indeksonline pritet që të miratohet pas shifrave alarmante që kanë dalur dje në kryeqytet, gjithsej 286 raste.
Por, në lidhje me futjen në karantinë të Prishtinës, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.
“Futja vec e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njejtë si më Prishtinë si në krejt Kosovën”, shkruan Ahmeti./Indeksonline