Reagon aksionari më i madh i FC Prishtinës: “Remzi Ejupi ka mashtruar”
Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka deklaruar se ka ardhur koha që të bëhen reforma në klub dhe disa aksione do të dalin në shitje.
Ai ka pasqyruar të gjithë aksionarët aktualë të klubit.
Sipas Ejupit, ai është aksionari më i madh në klub me 27,61% të aksioneve.

Pas kësaj ka reaguar biznesmeni Rrahman Haradini, i cili e quan këtë një mashtrim të radhës, raporton Indeksonline.
Sipas raporteve zyrtare në Republikën e Kosovës, Haradini është aksionari më i madh me 34.8% të aksioneve.
“Reagim:
Dokumenti i publikuar dje rreth gjëndjës së klubit futbollistik Prishtina sa i përket aksioneve është mashtrimi i radhës nga kryetari i klubit.
Dëshira dhe realiteti dallojnë shumë sepse në ARBK, ku klubi është i regjistruar, dokumentet zyrtare tregojnë një realitet që nuk ka të bëj me dokumentin e publikuar dje nga klubi.
Për hirë të vërtetës dhe për respekt ndaj të gjithë dashamirët e futbollit kryeqytetas, ju ftoj të vizitoni faqën zyrtare të ARBK-së ku gjinden të gjitha dokumentet zyrtare rreth gjendjës së klubit” shkruan Haradini në Facebook.

/Indeksonline/