22:28 / E Premte, 08 Shtator 2023 / mp

Reagon Alban Zogaj: Jam intervistuar në cilësinë e dëshmitarit

Lidhur me intervistimin nga Policia e Kosovës, ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj.

Zogaj ka thënë se është ftuar nga policia në cilësinë e dëshmitarit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj se sot pasdite jam intervistuar nga Policia e Kosovës, në cilësinë e DËSHMITARIT, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.

Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.

Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Ju falënderoj për kujdesin.

Albani