10:17 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / B O

Reagon ambasadori amerikan: Nuk janë kushtet për zgjedhjet në Veri, siguria është primare

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar dhunën dhe incidentet që ndodhën ditën e djeshme në veri.

Hovenier tutje shtoi se nuk janë krijuar kushtet që të mbahen zgjedhet në fund të muajit. Ambasadori amerikan cek në fund që siguria e qytetarëve është primare.

Statusi i plotë:

Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Sguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të përmba
hen.