75 Mall Live Search
18:14 / E Enjte, 25 Mars 2021 / A. A

Reagon Anglia në lidhje me dyshimet për anulimin e takimit me Shqipërinë

Mediat shqiptare të enjtën kanë raportuar për mundësinë e anulimit të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës, Shqipëri – Angli.

Kjo për arsye të mos garancës së sigurisë nga Policia e Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Megjithatë Kombëtarja e Anglisë ka bërë të ditur se janë duke u përgatitur normalisht për ndeshjen.

“Federata na ka thënë se po përgatiten si për çdo ndeshje tjetër dhe se nuk kanë dëgjuar asgjë që takimi mund të anulohet” deklaroi gazetari i Sky Sports, Kavel Solhekol.