Reagon Ardian Kozniku
Trajneri Ardian Kozniku, ka reaguar ndaj keq interpretimeve ndaj deklaratave së tij në lidhje me zhvillimet në Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai ka dashur të sqaroj për opinionin rreth kësaj çështje.
Indeksonline: Çka mendoni në lidhje me zhvillimet e fundit në FFK në mes kryetarit Agim Ademi dhe Gramoz Vokrrit?
Kozniku: “Unë të ju them të drejtën nuk e di a ka qenë I punësuar Gramozi apo çka po ndodhë. Unë nuk e di kujt çka i ka premtu, por vetëm një send mund ta themë. Federata e Futbollit të Kosovës as nuk ka punuar si duhet dhe as nuk është duke punu si duhet këtë e them me plot gojë se FFK-ja e kanë punësuar dhe e punësojnë kënd të dojnë vetë. Shumë më pengon kur po dalin e po flasin para FFK-së, punonjësit e brendshëm dhe kyq të FFK-së, se dyert krejt i kanë qel dhe munden me ardh kush don me lujtë për vendin e vetë, Kosovën. Është dobësi e krerëve të FFK-së që thojnë ashtu. Se tash po dalin dhe po thojnë se ata që nuk kanë deshtë me ju bashkangjit Kosovës janë tradhëtar dhe derën e kanë të mbyllur. Ndërsa unë po ju them se kam shumë fakte te gjala se ka shumë lojtarë dhe individ tjerë që ju kanë afruar Kosovës dhe kanë prit me i thirrë e këta persona kyq të FFK-së nuk I kanë pranuar. Ndërkohë që ata lojtarë kanë zgjedhë reprezentacione tjera. E pastaj flasin se janë tradhëtar. Kjo shumë më pa penguar dhe më pengon. Për këtë arsye po e them se shumë po më pengon dhe nuk janë korrekt ndaj shumë personave që kanë bërë punë të madhe dhe kanë sakrifikuar për futbollin e Kosovës dhe e kanë shkri pasurinë e tyre. Nuk do i përmend me emra. Por duhet këta që janë në Federatën e Futbollit të Kosovës, ti përmendin dhe ti falënderojnë për veprat e tyre. Mos të mundohen të ju hupin meritat dhe sakrificat që i kanë bërë për Kosovën. Ndërsa mua edhe një herë tjetër asgjë nuk po më quditë se ka persona që e din shumë mirë kush është Ardian Kozniku, ku ka lujtë, çka ka bërë për Kosovën dhe çka ka sakrifiku etj. E din aty shumë mirë në FFK ka persona kyq të punësuar, se mi kanë mbledhur topat, kam kolegë që kam luajtë së bashku dhe kam trajnerë që më ka zhvillu. Dhe po këta nuk dojnë ta përmendin Ardian Koznikun, Kujtim Shalën e shumë të tjerë që i ka Kosova”
Indeksonline: Ka pasur zëra që Kozniku dëshiron të bëhet kandidat për kryetar të FFK-së?
Kozniku: “Me mua askush nuk ka kontaktuar për këtë që po thuani. Me pas dashtë për kryetar kisha konkurru më herët për këtë post por nuk e kam ndërmend asnjëherë. Kisha lut të mos flasin në emrin tim. Puna dhe dëshira ime është ka qenë aty ku e di më së miri, punën në fushë, aty ku mundem dhe di më së shumti me përvojën që kam, në arenën ndërkombëtare dhe i licencuar me UEFA-PRO, nëse ju duhem. Suksese djemve të Kosovës në ndeshjet e radhës. Në fund dua të themë se krejt kjo i shkon disa personave që i njoh dhe më njohin shumë mirë, që janë të punësuar në FFK dhe në pozita të ndryshme kyqe. Nuk dola me emra por besoj se e kuptojnë për kend e kam fjalën. Vjen koha dhe nëse ka nevojë flas edhe me emra dhe në katër sy. Po më dhem kjo se unë krejt këta kolegët e mi, shpesh dhe shumë herë i kam përmend dhe i kam respektu, dhe vazhdoj t’i respektoj”.