75 Mall Live Search
15:54 / E Martë, 15 Korrik 2025 / AR

Reagon artisti ndaj aludimet për borxhin prej 50 milionë dollarësh

Bruno Mars surprizoi fansat në stadiumin SoFi në Los Anxhelos të dielën më 13 korrik, kur u ngjit në skenë përkrah Rosé për të performuar këngën e tyre “APT” gjatë turneut botëror DEADLINE të grupit BLACKPINK.

Një ditë pas koncertit, Mars postoi një video me humor në Instagram, duke shkruar:
“Nuk kam më borxhe!!! Faleminderit ROSAAAAYYYYYY!!!! ”

Videoja tregonte momentin kur ai vrapon në skenë – një shaka që shumë e lidhën me raportin e publikuar në mars 2024 nga NewsNation. Sipas këtij raporti, një burim anonim kishte deklaruar se Mars kishte mbi 50 milionë dollarë borxh për shkak të bixhozit gjatë rezidencës së tij në Park MGM, duke thënë se “MGM praktikisht e zotëronte atë”.

Por kompania MGM Resorts International reagoi menjëherë, duke mohuar kategorikisht këto pretendime dhe duke theksuar marrëdhënien pozitive me këngëtarin.

“Jemi krenarë për partneritetin tonë me Bruno Mars, një nga artistët më energjikë dhe emocionues në botë. Nga koncertet në Dolby Live në Park MGM deri te lounge-i i ri Pinky Ring në Bellagio, argëtimi që sjell Bruno tërheq vizitorë nga e gjithë bota,” – tha kompania për revistën PEOPLE.

“Partneriteti ynë me Brunon është i gjatë dhe i ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë. Çdo spekulim tjetër është tërësisht i pavërtetë; ai nuk ka asnjë borxh me MGM. Jemi të emocionuar të vazhdojmë të krijojmë përvoja të paharrueshme për mysafirët tanë.”

Kjo nuk është hera e parë që Bruno Mars bën shaka me këtë situatë. Në janar, kur Spotify njoftoi se ai ishte artisti i parë që arriti 150 milionë dëgjues mujorë, Mars reagoi me humor në rrjetet sociale:
“Vazhdo të dëgjosh! Do dal nga borxhi shumë shpejt!”

I pyetur nga Las Vegas Review-Journal në qershor 2024 për thashethemet, Bruno u përgjigj:

“Absolutisht jo! Më pëlqen legjenda që unë jam një këngëtar lounge-i në Las Vegas, në borxh ndaj mafies. Mund të punoj me këtë histori.”

Rezidenca e tij në Las Vegas fillimisht do përfundonte në gusht 2023, por u shtua me pesë shfaqje të tjera në dhjetor dhe pesë të tjera në shkurt 2024. Mars pritet të rikthehet në Dolby Live në Park MGM në disa data të përzgjedhura në gusht dhe shtator 2025.