Reagon ashpër drejtori i Bizneseve në Rajonin e Dukagjinit: Rritja e çmimeve, është plaçkë për qytetarin, qeveria të marrë masa

Ngritja e çmimeve të produkteve bazike pas përhapjes së coronavirusit edhe në vendin tonë, përkundër thirrjes që një gjë e tillë të mos ndodh, nuk po përfillet nga tregtarët.
Drejtori i Bizneseve për Rrafshin e Dukagjinit, Argjent Fetahu , në një prononcim për IndeksOnline, ka reaguar ashpër ndaj ngritjes së këtyre çmimeve, duke thënë se kjo ngritje nga 34 euro në 44 euro, e miellit, është plaçkë për qytetarin.
” Reagoj ashpër ndaj ngritjes së çmimeve në Gjakovë duke e shfrytëzuar situatën aktuale që ka krijuar panik në qytetar për coronavirusit, duke i ngritur çmimet e miellit nga 34 euro sa ka qenë në 44 euro, gjë qe është plaçke për qytetarin, andaj kërkoi ndaj institucioneve përkatëse qe menjëherë të ndërmarrin masa të duhura ndaj ktyre bizneseve!”, ka thënë ai për IndeksOnline/