75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / A. M.

Reagon Avdullah Hoti, ky është urimi për presidentin Trump!

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar presidentin e 47- të Amerikës.

“Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan standardet demokratike amerikane, modelit të demokracisë në gjithë botën.

Urime të përzemërta presidentit Trump dhe zëvendëspresidentit JD Vance për fitoren e tyre. Mbarësi e suksese në lidershipin e tyre në Shtëpinë e Bardhë në katër vjetët në vijim.

Falënderime presidentit Biden dhe zëvendëspresidentes Harris për mbështetjen për Kosovën dhe gjithë shqiptarët gjatë katër vjetëve të fundit.

Populli i Kosovës është përherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miqësia e përhershme e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga shtyllat kryesore të shtetësisë sonë. Duhet të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve. Vetëm në koordinim dhe mbështetje nga Shtëpinë e Bardhë, Kosova lëviz në mënyrë të sigurt drejt integrimit euroatlantik.

Zoti e bekoftë Amerikën!🇺🇸

Zoti e bekoftë popullin e saj!”. /Indeksonline/