22:30 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Reagon avokati i Salih Tahirit: Ai nuk është arratisur, të hënën do të paraqitet në polici

Pas publikimit të lajmit se Salih Tahiri, vëllai i kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nuk është gjetur dje nga policia në banesën e tij, pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Mitrovicës lidhur me dyshimet për ryshfet, ka reaguar avokati i tij, Ahmeti Tahiri.

Ai para pak çastesh ka thënë se Salih Tahiri as nuk është larguar e as nuk është arratisur nga Kosova, dhe se të hënën do të paraqitet në polici.

“Salih Tahiri e ka ftesën nga policia që të paraqitet të hënën, më 7 tetor në stacionin policor, në orën 13”, ka thënë avokati Tahiri për Ballkani.info.

Lexo edhe: “Arratiset” vëllai i Xhafer Tahirit, policia nuk po e gjen pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria?