Reagon Ballkani: Nuk i kemi borxh asnjë lojtari

KF Ballkani ka lëshuar një komunikate shtypi, ku ka thënë se lojtarët po paguhen me rregull për kundër të gjitha vështirësive që kanë.
Ata kanë mohuar zërat se klubi po përballet me vonesa në kryerjen e obligimeve financiare.
Ky është njoftimi i klubit:
Reagim: I nderuar opinion sportdashes dhe me gjerë, ditë me parë ka qarkulluar lajmi nëpër disa “media” dhe “analistë “ së klubi i futbollit FC Ballkani u ka borxh pagat futbollistëve ku pretendohet së futbollistët s’kanë marrë paga tash e tre muaj. Me përgjgjesi u pergjigjemi se ky lajm nuk qëndron aspak , jo tre apo dy muaj, por çdo muaj jemi duke i respektuar kontratat me futbollistët dhe stafin. Është e vërtetë se kemi vështirësi me pagesat, sikur shumica e klubeve në Kosovë apo më gjërë, por asesi nuk do të kemi probleme me pagat dhe pagesat e tjera. Andaj, ju njoftojmë së lajmi për mospagesë të pagave nuk qëndron, të gjitha pagat janë komform afateve kohore. Një këshillë për “ analistët “ tanë, mos shkepni lajme të pavërteta apo dezinformata, vetëm për interesa të klikimeve apo interesave të tjera personale, Faleminderit për mirëkuptimin FC Ballkani. Na priftë e mbara
!