Reagon Ballkani: Urgjentisht të testohen të gjithë lojtarët

Gjatë ditës së djeshme Drita ka raportuar se sulmuesi i tyre, Izair Emini ka dalë pozitiv me koronavirus.
Tashmë klubet po ndjehen të frikësuar dhe po kërkojnë që të gjithë lojtarët të testohen në mënyrë që të mos rrezikohen grupet.
Ballkani ka bërë thirrje urgjente nga MSH dhe FFK që t’i testoj të gjithë futbollistët para fillimit të sezonit.
Ky është reagimi i tyre:
Reagim:
Lidhur me zhvillimet e fundit në futbollin kosovar,
Siç jeni në dijeni, MSH dhe FFK e kanë mundësuar vazhdimin e Superligës dhe ende pa filluar dy seanca stërvitore ka dal rezultati pozitiv me Covid-19 për futbollistin Izair Emini lojtar i FC Drita,
Fillimisht, po e shprehim shqetësimin tonë për shëndetin e futbollistit Emini, duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë.
Lidhur me këtë rast edhe njëherë u bëjmë thirrje organeve kompetente – MSH dhe FFK – që urgjentisht të bëjnë testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafit të përfshirë ne procesin stërvitor, gjithashtu kërkojmë që çdo herë para ndeshjeve zyrtare të bëhen ritestime për të evituar ndonjë fatkeqësi më të madhe, pastaj do të jet vonë dhe nuk pranojm asesi të ndërpritet kampionati,
FC Ballkani gjithmonë ka qen i interesuar qe garat të ri-fillojnë pasi kemi planin afatgjatë për të krijuar klub model dhe shembull në rajon, e jo plan për 2-3 vite, ku të gjith kan menduar se interesi i klubit tonë ka qen me u nderpre dhe të jemi fitimtar në këtë kohë krize, por ne i kemi zhvilluar 22 lojë të barabarta me të gjithë superligën, dhe prej ditës së parë kemi qen pothuajse 90% në vend të parë.
Krejt zhurma cka është bër prej klubit tonë ka qen për tu marr seriozisht me ndjenjat e futbollistëve dhe investitorëve, e jo me vendos njerz që jan nën presione dhe njerz jo profesionist të cilët futbollin e kan shikuar vetëm në TV, tani përgjegjësia do të jetë e tyre dhe ne si klub cka do që do të ndodh sdo të marrim as edhe një përgjegjësi të vetme .
Kërkojmë nga organet përgjegjëse të marrin përgjegjësi e jo vetëm privilegje duke i hartuar dhe aprovuar protokollet që mund të realizohen në kuadër të kushteve tona, e jo të marrin shembullin e shtetëve Europiane kur dihen kushtet e Kosovës dhe Europës.
FC Ballkani