12:33 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Reagon Basha pas letrës së pestë të Ramës

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut demokrat Lulzim Basha pas letrës së pestë publike të kryeministrit Rama.

Në një postim në facebook, Basha i përgjigjet se nuk do ketë asnjë hap hap në qëndresën dhe përballjen deri në fitore të kësaj beteje.

Postimi i Bashës në Facebook

Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa.