75 Mall Live Search
13:27 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reagon bashkëshortja e “Sandokanit” për aktakuzën e ngritur: Jam krenare për punën që e bëj!

Indeksonline ka raportuar sot se është ngritur aktakuzë ndaj Sanije Rexhës, bashkëshortës së ish-komandantit Abedin Rexha (Sandokani).

Rexha akuzohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke mbushur formularët për veteranë në munyrë të paligjshme.

Por, Rexha është deklaruar e pafajshme dhe ndihet krenare për punën që e bën.

“Të nderuar qytetarë të Rep.së Kosovës, jam shumë krenare për punën e pastër dhe ligjore të cilën e kam bërë dhe vazhdoj ta bëj në interesin e vlerave tē luftës.
Për epilogun e gjithë kesaj situate e cila zanafillën e ka tek EULEX si edhe krerët politikë ju informoj në ditët në vijim”, shkruan Sanije Rexha në reagim./Indeksonline/