75 Mall Live Search
23:37 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Reagon Batatina pasi prokuroria filloi hetimet për ndeshjen Llapi-Drenica, akuzon këta dy persona

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pas lajmit se ndeshja e sotshme mes skuadrës së tij dhe Drenicës po hetohet nga Prokuroria me dyshime se është ndeshje e kurdisur.

Ai ka thënë se Llapi po dyshon se kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i komisionit në delegim të gjyqtarëve, Malazog Hoxha gjenden pas kësaj akuze, transmeton Indeksonline.

Batatina ka thënë se nuk ka asgjë kundër fillimit të hetimeve dhe se skuadra e Llapit është pro fillimit të hetimeve.

Ai ka kërkuar që sa më shpejtë të largohen Malazog Hoxha dhe Agim Ademi pasi sipas tij janë krimi në futboll.

Të kujtojmë që Agim Ademi është i dënuar me 9 muaj burg efektiv dhe se së shpejti duhet ta liroj pozitën e kryetarit të FFK-së./Indeksonline/

Të nderuar futbolldashës e në veçanti ju tifozë të KF LlapitJam duke parë lajme se prokuroria po fillon hetime ndaj…

Publiée par Tahir Batatina sur Samedi 13 juin 2020