23:11 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / C E

Reagon Batatina: Po më xhelozojnë, do ta kualifikoj Kosovën në Evropian e në Botëror

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pas barazimit të Kosovës kundër Zvicrës në Basel.

Batatina ka thënë se nuk i besuan dikur derisa tash e xhelozojnë pasi futbollistët që ai ka trajnuar po shkëlqejnë për Kosovës duke vënë theksin te Ilir Krasniqi e Muhamet Hyseni.

Trajneri i Llapit thotë se një ditë do të kualifikoj Kosovën në Botëror dhe Evropian.

Ky është reagimi i tij:

Urime për paraqitjen dinjitoze dhe luftën për fanellën e shtetit që me gjak e krijuam.

Super paraqitje nga djemtë e Superligës, në veçanti ajo e Ilir Krasniqit por ajo çka duhet të përgëzohet është paraqitja e sulmuesit të skuadrës sime, Muhamet Hyseni. Golin e parë në fanelën e Kosovës e shënoj një super gol.

E di se shumë persona nuk më kan besuar me vite por tash vetëm mund të xhelozojnë dhe me mbajt inate personale sepse përndryshe u dëshmua edhe një herë se jo rastësisht këtyre djelmoshave iu kam besuar dhe tash po na bëjnë krenar.

Kosovë dua të them se sot, nesër ose pasnesër një ditë kur ta marr besimin do të kualifikoj ose në Botëror ose në Evropian sepse ky mision me mbetët obligim shtetëror si qytetar i juaji dhe Kosovës.

TË DUA KOSOVA IME 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰