16:45 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Reagon Besa, jemi në krizë të madhe por nuk do të shuhemi

Klubi Futbollistik Besa nga Peja po kalon në një kriz të madhe ekonomike.

Mediat kanë raportuar se klubi i dytë më i trofeshëm në futbollin kosovar, është afer shuarjes, transmeton IndeksOnline.

Gjatë ditës së sotme ka pasur një reagim nga klubi i Besës ku kanë thënë se përkundër krizës së madhe, ky klub nuk do të shuhet.

Klubi pejan përmes një deklarate kanë njoftuar se Besa nuk do të shuhet dhe se do t’i nis garat e këtij stinori në kategorinë e tretë të futbollit ku ka rënë nga kategoria e dytë.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga donatorët e mundshëm në mënyrë që klubi të mos shuhet./IndeksOnline/