Reagon Broja: Ndihem i shkatërruar

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja pësoi një lëndim gjatë javës së kaluar në ndeshjen përgatitore që Chelsea e zhvilloi kundër Aston Villës.
Përmes një adresimi në rrjetet sociale, Broja ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj kohe.
Ylli i Chelseas gjithashtu ka nënvizuar se ndihet i shkatërruar që po e mbyll vitin në këtë mënyrë.
Ky është reagimi i tij:
I shkatërruar që 2022-ën ta mbyllim në këtë mënyrë.
Ka qenë e vështirë të përpunosh gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur të kthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë.
Secili ka udhëtimin e tij drejt majës, ky është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen
Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetjeje. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjithë. Do të kthehem së shpejti