Reagon Bulliqi pas sulmit ndaj mjekut në QKMF-në e Podujevës

Është sulmuar fizikisht një mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Mjeku ka qenë duke u përkujdesur për një pacient, në momentin kur është sulmuar nga një tjetër person.
Lidhur me këtë rast ka reaguar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, raporton Indeksonline.
Ai thotë se ky është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm derisa kërkon nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore ndaj autorit të sulmit.
“Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm. Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit”, shkruan ai në Facebook./Indeksonline/